Accueil

Duke pasur parasysh se:
populli shqiptar është populli më i vjetër në Ballkan, se pozita gjeografike e Shqipërisë është për tu pasur zili, se pasuritë natyrore të saj janë të pa llogaritshme, se gjuha shqipe është e rrallë, se fuqitë evropiane kanë qënë gjithmonë kundër nesh me vendimet e tyre të njëanshme në favor të shteteve fqinjë, duke mos harruar trajtimin e veçantë që u bëhet shtetësave shqiptarë nëpër gjykatat evropiane, ku për të njëjtin faj i dënojnë ata me shumë se shtetasit e tyre dhe në mënyrë shembullore etj. etj

NE MENDOJME SE SHQIPERIA DUHET TI THOTE « JO! » EVROPES

Ata që nuk jetojnë vetëm për bukë, ata që janë krenarë për historinë tonë të lashtë, duhet të bëjnë të pamundurën, që Shqipëria ashtu si deri më sot, të jetë shqiptare.

Stop planeve të miliarderëve për boshatisjen e Shqipërisë. Plan i djallëzuar sepse është i maskuar në emigracion ekonomik! Sa më i varfër të jetë populli shqiptar, aq më shumë shqiptarë do largohen nga Shqipëria kur t’ju krijohet mundësia (lexoni faqen « Mos harroni se).

Ne propozojmë që edhe boshatisja e një vendi, duke e detyruar popullin e tij të largohet gjoja « vullnetarisht » për arsye ekonomike, duhet të konsiderohet si gjenocid me dhunë nën kërcënimin e varfërisë dhe të urise. Stop gjenocidit modern.

Diplomaci

A egziston miqësia midis shteteve? Kësaj pyetjeje, përveç atyre që janë naivë, të gjithë diplomatët e botës i përgjigjen në të njëjtën mënyrë: JO!

Të gjithë diplomatët e botës janë dakord se midis shteteve ka vetëm interesa të përbashkëta. Por edhe këto të fundit janë të përkohshme. « Miku » i sotçëm, mund të bëhet « armik » të nesërmen.

Aleatët e mundshëm të Shqipërisë

Mendimi i redaksisë: Gjermania, Gjermania, Gjermania dhe Zvicra

Pse Gjermania dhe Zvicra?

Sepse: – Trimi mirë me shokë shumë!

Sepse: – Më thuaj me kë rri, të të them se kush je!

Jepni mendimin tuaj në rubrikën kontakt

Pashko Vasa

(poezia më aktuale në lidhje me situatën e sotçme të popullit shqiptar)

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e ranë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni: »jam turk », tjetri: »latin »
Do thonë: « Jam grek », « shkje »- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Concevoir un site comme celui-ci avec WordPress.com
Commencer