Blog

Bashkatdhetarë!

Në këto momente të vështira që po kalon vendi ynë, ju lutem tregohuni si gjithmonë të zgjuar dhe patriotë, luftarakë dhe të sakrificës. Egzistojnë klika në evropë që ia kanë vënë syrin pasurive të pallogaritshme të vendit tonë. Për t’ia arritur qëllimit, plani i tyre është të boshatisin Shqipërinë nga shqiptarët. Që Shqipëria të boshatiset nga shqiptarët dy kushte duhet të plotësohen: varfërimi deri në kockë i shqiptarëve dhe futja e Shqipërisë në Evropë, d.m.th. « dhënja e të drejtës shqiptarëve » për të emigruar. Nëse populli shqiptar dhe qeveria e saj bie në kurthin që ka pregatitur Evropa, kombi shqiptar do të zhduket përfundimisht nga faqja e dheut, dhe kjo në një kohë shumë të shkurtër. Edhe sikur çdo qytet ose fshat i Evropës të punësonte vetëm një shqiptar, në Shqipëri nuk ka aq shumë shqiptarë sa ç’ka qytete dhe fshatra në Evropë. Kudo në Evropë, kundër shqiptarëve zbatimi i ligjeve është më i ashpër. Për të njëjtin faj, shqiptarët dënohen shumë më rëndë se çdo komb tjetër. Mos i harroni këto fakte!


Reagoni ndaj kësaj situate, flisni me miqtë, të dashurit dhe rrethin tuaj shoqëror. Pranoni sakrificat, se guri peshon më shumë në vendin e vet.

Shqiponja jonë është e plagosur. Shpëtojeni atë nga kthetrat e atyre që po na hiqen si dashamirës.

Redaksia

Concevoir un site comme celui-ci avec WordPress.com
Commencer