SHQIPTARE MOS HARRONI SE:

Lumi fle, hasmi s’fle

Bashkatdhetarë!

Kjo proverbë e lashtë dhe mjaft domethënëse, i ka shërbyer shqiptarëve gjatë shekujve, duke iu kujtuar atyre se duhet të jenë gjithmonë vigjilentë dhe largpamës; të dinë nga iu vjen rreziku dhe se kush është armiku.

Aktualisht, armiku ynë është Evropa. Kjo Evropë që na ka shkaktuar dëme mjaft të rënda me vendimet e saj të njëanëshme në favor të shteteve fqinjë. Kjo Evropë, që mbasi na coptoi, na përçau, kërkon tani të na zhdukë përfundimisht si komb.

Mos u mashtroni nga propozimi për futjen e Shqipërisë në Evropë. Në gjëndjen aktuale ekonomike që ndodhet vendi ynë, futja e Shqipërisë në Evropë do të thotë largimi për arsye ekonomike të 90% të shqipëtarëve d.m.th. braktisja e tokave ku jetuan ilirët dhe tani ne, pasardhësit e tyre: shqiptarët.

Përse 90% e shqiptarëve do braktisin vendin? Në fillim do largohen më të varfërit bashkë me familjet e tyre, gjë që do të shkaktojë rënien e fuqisë punëtore dhe të asaj blerëse. Më pas, me pakësimin e popullsisë, shumë biznese të vogla do falimentojnë sepse nuk do kenë më kë të punësojnë dhe kujt ti shesin mallrat e tyre. Pronarët e këtyre bizneseve, do varfërohen nga ana e tyre dhe do largohen edhe ata nga Shqipëria. I njëjti fenomen do përsëritet me shtresat e tjera të popullsisë deri sa kombi shqiptar të zhduket përfundimisht, sepse ata që do të bëhen zotërit e Shqipërisë do transformojnë në skllav më të mirin prej nesh.

Mos u tregoni shumë dashamirës me të huajt, sepse ka shtete fqinjë të Shqipërise, që Evropa i simpatizon, i favorizon dhe i mbron më shumë se ne, por atyre nuk i propozon akoma që të futen në Evropë se popujt e tyre nuk e braktisin vendin. Që të kuptoni qëllimet e Evropës, shikoni rastin e Greqisë dhe presionin që Evropa i bëri asaj para pak vitesh, por Greqia nuk pranoi që të shiste ishujt dhe tokat e saj për të larë borxhet që i ka Evropës.

Concevoir un site comme celui-ci avec WordPress.com
Commencer